Florian Sulejmani zgjidhet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eshtë zgjedhur në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani.

Gjatë këtyre ditëve pretendentët u testuan në intervistim ku ishin si vëzhgues edhe përfaqësues të ICITAP, përfaqësues i ambasadës amerikane, dhe të OPDAT.

Për drejtimin e Agjencisë Policore  u zhvillua një garë e fortë pasi pararendësi Ardi Veliu dha dorëheqjen.

Në garë me Sulejmanin ishin Artur Beu,  Indrit Hitaj, Durim Sota, Gentian Shehu, Hergis Jica, Xhavit Shala dhe Alma Katragjini nga sektori i hetimit të korrupsionit.