Ka ndodhur grabitje në një banesë në fshatin Zhamë të Lushnjës . Autorja pa bërë shumë zhurmë, vodhi plot 13 milionë lekë nga shtëpia e familjes Ibraliu.
Pronarja e banesës, 65-vjecarja, Jalldize Ibraliu , e cila është e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë dhe u prezantua se vinte nga Tetova e më pas kërkoi ujë.
65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë.
E zonja e shtëpisë thotë se nuk e mban mend se si u grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.
Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte në shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar të hynte edhe në shtëpi të tjera, por nuk kishte mundur .
Policia e Lushnjës ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të shtëpive të fshatit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autores së grabitjes.
