Gramshi në zi/Ndahet nga jeta mësuesi dhe publicisti i njohur Petrit Basha

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare autori i disa librave, mësuesi, publicisti, studiuesi, nderi i qytetit të Gramshit, PETRIT BASHA!Largimi nga jeta e tij la pas dhimbje  dhe lot, pasi jo vetëm familja por edhe qyteti humbi një intelektual me vlera të rralla!

 

Kush ishte Petrit Basha?

Ka punuar gjithë jetën për Gramshin, për vendlindjen e tij. U lind në fshatin Tunjë, në 2 janar 1944.  Pas mbarimit të arsimit 7-vjeçar në fshatin e lindjes, vazhdon studimet në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Elbasanit. Pas mbarimit të kësaj shkolle me rezultate shumë të mira, emërohet drejtor shkolle në fshatin e lindjes, Tunjë. Më pas punon si drejtor shkolle në shkollën 7-vjeçare Përrenjas. Por studimet e tij nuk mbarojnë këtu. Ai ndjek studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës.Gjithashtu  përfundon me korrespondencë Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori –Filologji, degën Gjuhë-Letërsi.  Me hapjen e shkollës së mesme bujqësore në Tunjë, emërohet drejtor i saj. Z. Petrit nuk qëndroi asnjë moment pa punë.  Në gusht 1988, transferohet në muzeun historik të rrethit, si drejtor i tij. Më 1992 emërohet drejtor i biblotekës publike të qytetit. Në vitet 1992-1994 mbaron kursin 2-vjeçar pa shkëputje nga puna, për punonjës biblioteke. Më 1996 emërohet drejtor i Qëndrës Kulturore “Vëllezërit Çetiri”, po në Gramsh. Më 1998 emërohet n/drejtor në shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në qytetin e Gramshit. Këtu punoi deri sa doli në pension.