“Ka ikur nga shtëpia”, pogradecari denoncon largimin e gruas nga banesa

Një 43-vjeçar banues në Pogradec ka denoncuar largimin e gruas së tij nga banesa, ndërsa policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

Gjithashtu një shtetase rezidentet në Skoci, ka kallëzuar zhdukjen e babait të saj, duke thënë se kishte humbur kontakte që prej nëntorit të vitit 2022 dhe se ai jetonte vetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi N. H., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 38 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.