Del foto e të riut që humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e kaluar

DIBËR- Ky është i riu 25 vjeçar, Esmerald Nika i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.

I riu që drejtonte makinën “Volksëagen”, është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Ylli Rama. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Ylli Rama.