Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën 25-vjeçari E.Nika.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Të plagosurit janë në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh qytetin e vjetër me qytetin e ri.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.Teksa pritet ekspertiza nga grupi hetimor i policisë.