Gjendet një foshnjë e braktisur në bodrumin e një pallati

Një ngjarje e tyrishtë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Policia ka njoftuar se është gjendur një foshnjë e sapolindur, e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Njoftim i plotë:

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.