Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë pasi një 39-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi tentoi të ndërpresë një ceremoni mortore në kishë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Vigevano, në kishën e Madonna Pellegrina në via Monti, mëngjesin e së premtes së 3 nëntorit.
Marinela Murati, një grua 39-vjeçare me origjinë shqiptare, hyri në kishë dhe, sipas dëshmitarëve ajo pengoi fillimin e funeralit, duke thirrur “Allah Akbar” dhe duke u përpjekur të kapte një statujë të Madonës dhe ta hidhte në tokë.
Por në momentin që oficerët ndërhynë për ta qetësuar ajo u ndje keq dhe u rrëzua përtokë. Në atë moment ajo u mor nga punonjësit shëndetësorë dhe u transportua në spitalin e Vigevanos ku dhe vdiq.
Hetuesit kanë marrë dëshmitë e të pranishmëve si dhe disa video të ngjarjes. Sipas raportimeve, gruaja shqiptare vuante nga probleme mendore. Tashmë prokuroria do të duhet të vërtetojë nëse dhe në çfarë mase ka qenë ndërhyrja nga efektivët dhe sëmundjen e gruas, e cila do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike.
Prokuroria e Pavias ka vënë nën hetim dy oficerët për vrasje nga pakujdesia, si një akt i domosdoshëm për t’i lejuar ata të marrin pjesë në hetimet, përfshirë autopsinë, të planifikuar për të mërkurën në mëngjes.













