Ky është Shpëtim Ferra, 58 vjeç nga Elbasani.Prej 30-të vitesh punon si karrocier dore për të mbajtur familjen.Në shi, dëborë dhe të nxehtë Shpëtimin e gjen pranë markatës në Elbasan, duke transportuar ushqime.Thotë se me këtë punë mban familjen, ndaj përcjell dhe mesazhin e tij për brezin e ri që nuk punojnë.
“Me këtë punë mbaj familjen. Kam mbi 30-të vite që bëj këtë punë. Ka raste dal mirë dhe dërgoj mjaftueshëm para në shtëpi, por ka herë të tjera jo. Jam vetë i pestë në shtëpi dhe me këtë mbahemi rrogën time në të zezë. Është e vështirë të sigurosh mbijetesën sot. Të rinjve do t’i thoja ta shohin më seriozish , ndonëse është e vështirë se dhe punë nuk ka”.
58-vjeçari thotë se ndjehet shumë i lumtur kur e falenderojnë për punën e tij.
“Njerëzit më falenderojnë sa herë u transportoj ushqime, apo produkte të ndryshme. Ndjehem shumë i lumtur për këtë.”
Jo vetëm karrocier, por 58-vjeçari është muzikant. Që në vogëli i bie instrumentit të darjes. Thotë se dashuria e tij e parë është muzika.
“Që në moshë të re i ka rënë edhe instrumentit të darjes.Për të muzika është passion, por nuk mjafton për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen”./elbasanion.
