Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur.Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit
Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë, pas incidentit ku u helmuan 56 studentë. Analizat laboratorike konfirmuan se...
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që do të përafrojë...