Situata në Rodos në Greqi është dramatike, për shkak të zjarrit që digjet prej së martës.
Aktualisht po vijon operacioni i madh për shpëtimin e njerëzve nga zonat e Kiotarit dhe Lardos në Rodos, ku është ndezur një zjarr i madh.
Me ndihmën e Rojës Bregdetare, Forcave të Armatosura dhe autoriteteve vendore që kanë mobilizuar dhjetëra autobusë, pritet që më shumë se 30 mijë persona të evakuohen, sipas Teris Hatziioannou, President i DOPAR të Bashkisë Rodos.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është transferuar në Qendrën Kombëtare të Koordinimit për Operacionet dhe Menaxhimin e Krizave (ESKEDIK), ku po zhvillohet një Koordinim për zjarrin në Rodos.
Ministri i Transportit, Miltiadis Varvitsiotis, ndodhet në qendrën operative të autoritetit portual që po koordinon shpëtimin e qindra personave nga zonat e Rodosit, ku ka rënë zjarri.
