Osmani takim me sekretaren e Përgjithshme të KiE: Anëtarësimi i Kosovës, një hap për një Evropë më të bashkuar e demokratike

Osmani takim me sekretaren e Përgjithshme të KiE: Anëtarësimi i Kosovës, një hap për një Evropë më të bashkuar e demokratike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republikë më të fuqizuar dhe një Evropë më të bashkuar e më demokratike.

Më tej ajo theksoi se Burić, e ka informuar për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës.

Kosova ka aplikuar për të qenë pjesë e KE-së në 12 maj të vitit 2022.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Ky institucion mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republike më të fuqizuar dhe një Evrope më të bashkuar e më demokratike.

Sekretaren e Përgjithshme Marija Pejčinović Burić, e kam informuar për përkushtimin tonë të çdoditshëm për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës“, shkroi Osmani në Facebook.