ANALIZË/Triumfi i betonit në takimet elektorale të së Majtës

Të gjithë frekuentuesit e parkut Rinia kanë parë një piramidë prej betoni me asnjë funksion në pjesen veriore të parkut. Kjo sasi e madhe betoni ishte pjesë e skenës së një takimi elektoral të së majtës. Në fakt deri tani kishte evituar me të drejtë të zhvillonte takime në park për shkak të shembullit më të keq të investimeve të Rilindjes.
Në takim duke grumbulluar të rinjtë, PS u mundua të mbushë sfondin e betonizuar me prezencën e tyre por në finale, gjatë fjalës së Damian Gjiknurit të rinjtë filluan të largohen dhe imazhi që mbeti është piramida prej betoni, me asnjë funksion dhe jasht çdo mendimi eksperti në një hapsësirë të gjelbër. Për të mos folur pak metra pas kësaj piramide betoni gjendet një shatërvan jofunksional i kthyer në vatër infeksioni.
Guxim i madh për të bërë takim elektoral e për të mbuluar gjithçka të bërë keq në parkun Rinia të qytetit të Elbasanit. Propaganda te le zbuluar shpeshhere.