Oligerta Laçi, gjimnazi “Dhaskal Todri”
“Askush nuk mund t’u bëjë të ndjeheni inferior, nëse ju nuk e lejoni. Gjithmonë kujtoheni se jo vetëm që keni të drejtë të jeni një individ, por e keni për detyrë të jeni i tillë’’
Eleonorë Ruzvelt (Eleanor Roosevelt)
Po e nis me këtë thënie pasi që askush nuk ka të drejtë ta bëjë tjetrin të ndjehet inferior, i parëndësishëm apo t’i lëndoj ndjenjat e të tjerëve. Është e vërtetë se nëse ne nuk e lejojmë, kjo gjë nuk mund të ndodhë, mirpo ekzistojnë individ tek të cilët vetëbesimi dhe vetëvlerësimi është akoma i dobët prandaj edhe bien pre e bullzimit. Viktimizimi (bullying) është një formë e sjelljes agresive në të cilën dikush qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur shkakton lëndime të një person ose shqetësim.
Jetojmë në një botë shumë të madhe dhe të larmishme, ku mendimet e gjithsecilit jo gjithmonë përputhen . Por sigurisht qe keto mosperputhje nuk duhet te jene shkaktare qe nga mendime te kthehen ne ofendime dhe me pas deri ne dhune.
Te gjithe jemi te vecante ne menyren se si jemi dhe këtë fakt dhe askush nuk e ndryshon dot. Por jo gjithmonë e pranojmë njëri-tjetrin ashtu sicne jemi. Por pse ndodh kjo? Cilët janë faktorët që cojnë drejtë gjuhës së urrejtjes?
Studiuesit kanë renditur disa faktorë që janë:
- Aparenca fizike: Ndodh rendomte ,kryesisht neper shkolla qe bashkoshataret i bejne te ndihen keq per shkak te trupit te tyre/syzeve/flokeve/qukave etj. Duke i vene ne pah keto “mangesi” personi ne fjale do te ndihet keq dhe sigurisht do te kete pasoja ne shendetin e tij mendor , dhe jo vetem,pasi ne qofte se kjo dhune psikologjike do te jete e vazhdueshme atehere personi ne fjale mund te bjere pre dhe e dhunen fizike.
- Faktori ekonomik : Shoqëria sot njeh shtresa të ndryshme ekonomike dhe hendeku mes të varfërve dhe të pasurv. Mu sa vjen dhe bëhet më I madh. Jo rrallë here ndeshemi me raste ku femijet te cilet jane rritur ne famije te pasuara bullizojne dhe e bejne te ndihet keq dike i cili nuk i ka kushtet e njejta ekonomike. Mendoj që kjo vjen si pasoje e nje edukate e cila eshte trasheguar me pare nga familjaret por dhe nga shoqeria. –
Per ta permbyllur do doja te thoja qe ne qofte se ne jemi te vetedijshem per gjerat qe bejme mund te ndryshojme boten ku ne jetojme duke shtuar lumturine dhe paqe kudo dhe duke larguar dhunen/urrejten dhe cdo gje qe mund te jet e keqe per ne dhe per kedo.
