7 oficerë të eliminuar, si po e rrisin dhunën bandat shqiptare dhe meksikane në Ekuador

Bandat ekuadoriane po marrin një faqe tjetër nga libri i grupeve të krimit në Meksikë dhe Kolumbi, duke shtuar vrasjet e oficerëve të policisë në pikat e nxehta të trafikut të drogës.
Në një javë të vetme, tre oficerë u vranë ndërsa dy të tjerë u plagosën në një seri goditjesh kryesisht në provincën Guayas. Arturo Torres, një gazetar vendas me përvojë të gjerë në mbulimin e krimit të organizuar, shpjegon se si rritja e grupeve meksikane dhe shqiptare të trafikimit në vend ka nxitur dhunë më të madhe dhe kështu ka bërë që oficerët e policisë të vriten në shkëmbim zjarri.

“Ka më shumë burime për të blerë oficerët e policisë, apo për t’i frikësuar ata me kërcënime, jo vetëm personalisht, por edhe për familjet e tyre,” përfundoi ai.

Trupi i një oficeri u gjet më 5 maj në qendrën e trafikut të kokainës të provincës, Guayaquil, që thuhet se kishte shenja torture. Dhe më 30 prill, Policia Kombëtare e vendit njoftoi se një oficer u qëllua për vdekje në një autostradë jashtë Guayaquil. Ai u ndoq nga dy vrasës me motor, të cilët e qëlluan vazhdimisht në mes të ditës gjatë një gjendje të jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria.
Vrasësit me motoçikleta kanë goditur gjithashtu oficerë policie në provincat e Esmeraldas dhe Los Ríos këtë vit. Këta oficerë u plagosën të dy, por mbijetuan.

Marrre nga ABC News