Radhë në karburante dhe banka për të përballuar luftën, situata ne Ukrainë

Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj, me sirenat e luftës që kanë nisur që prej orës 6:30 të mëngjesit.

Ukrainasit janë dyndur në karburante dhe banka për të përballuar sa më lehtë të jetë e mundur ditët e luftës, pasi ushtria ruse hyri në vendin e tyre që prej 24 shkurtit. Abcnews.al ka siguruar pamje ku duken radhët e gjata të qytetarëve ukrainas në karburante dhe banka.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.