
Dalin shifra të reja për numrin e ukrainasve që kanë ikur në vendet fqinje.
Autoritetet sllovake thanë se brenda 24 orëve deri në orën 06:00 të së shtunës, rreth 10,000 njerëz hynë në vend permes tre pikave kufitare me Ukrainën.
Kjo është pothuajse dhjetë herë më e madhe se shifra normale.
Më shumë se 43,000 ukrainas kanë ikur në Rumani përgjatë tre ditëve pas pushtimit rus, ndërsa më shumë se 150,000 njerëz kanë hyrë në Poloni.
Ukraina kufizohet me katër vende të tjera, Hungarinë dhe Moldavinë, ku kanë kaluar gjithashtu shumë mijëra, dhe Bjellorusinë dhe Rusinë.
