Postblloqe në Elbasan objektivi kryesor i kontrolleve do të jenë automjetet luksoze

Fnsh kontrrolle blic në qytetin e Elbasanit, ne bashkupunim me policinë e Elbasanit, forcën operacionale dhe shqiponjat, janë ngritur 3 pika postoblloqesh me efektiv shqiponje operacionale dhe fnsh.

Objektivi kryesor i kontrolleve do të jenë automjetet luksoze, persona të shpallur në kerkim dhe persona të skeduar më pare nga policia. Sipas burimeve ky operacion ka nisur qe mbrëmjen e djeshme, ku janë kontrolluar dhe shoqeruar disa persona në disa ambjente si lokale të cilët policia dyshon që luhen lojera fati.

Aktualisht në Elbasan janë stacionuar dy grupe fnsh, ku një grup do të qëndroj në postobllok dhe grupi tjeter do të patrulloje ne qytet i shoqeruar nga shqiponjat. Postoblloqet e ngritura ndodhen në Bradashesh dhe tek kthesa e quajtur Kadiu.