Elon Musk proteston me foton e Hitlerit, themeluesi i Tesla e krahasoi kryeministrin kanadez me diktatorin

Themeluesi i makinave elektrike Tesla ka bërë një postim në rrjetin e tij social Twitter, ku krahasonte kryeministrin e Kanadasë me Adolf Hitlerin për shkak të protestave të kamionistëve kundër masave anti-Covid.

CEO dhe themeluesi i Tesla dhe Spaxe X, Elon Musk ka dalë hapur në mbështetje të kamionistëve protestues në Kanada.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka postuar një foto që krahasonte kryeministrin kanadez Justin Trudo me Adolf Hitlerin.

Autoritet kanadeze urdhëruan bankat dhe institucionet financiare të mërkurën të ndalonin transaksionet e parave për protestat e vazhdueshme në Kanada të cilët kanë bllokuar trafikun në kryeqytet e pika kyçe kufitare.

Lidhur me këtë Musk postoi një foto të Hitlerit ku shkruante: Mos më krahasoni me Justin Trudeau. Të paktën pata një buxhet.

Por kjo duket se ka revoltuar gazetarët, aktivistët dhe Memorialin e Aushvicit.

Memoriali akuzoi Elon Musk për shfrytëzim të tragjedisë së të gjithë njerëzve që vuajtën, u poshtëruan, u torturuan dhe u vranë nga regjimi totalitar i Gjermanisë naziste.

Disa aktivistë të tjerë i bënë thirrje Twitter që të rishikonte postimin e Musk, i cili e fshiu më vonë postimin pa komentuar.

Edhe në të shkuarën Musk i ka mbështetur protestat e kamionistëve përmes postimeve në rrjetin social Twitter.

Kjo është java e katërt që kamionistët kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit kanadez, ku kërkojnë heqjen e masave anti-Covid dhe heqjen e vaksinimit me detyrim në veçanti.