Autoritetet në qytetin Xuzhou të Kinës thonë se një grua e sëmurë mendore është gjetur e lidhur me zinxhirë në një kasolle të një fshati.
BBC shkruan se gruaja e cila është nënë e 8 fëmijëve ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
Një video e nënës së tetë fëmijëve ngjalli zemërim masiv në internet.
Gruaja ishte gjetur e mbyllur në një kasolle pa derë jashtë shtëpisë së saj , e veshur me rroba të holla ndërkohë që temperaturat ishin tepër të ulëta.
Ajo u dërgua në spital ndërsa zyrtarët thanë se ajo ishte diagnostikuar me skizofreni dhe në përditësimin e tyre të fundit, thanë se ajo ishte mirë.
