Elbasan/Arrestohen 3 shtetas, për trafikim droge procedohet 1 penalisht

Ditën e sotme në Elbasan forcat e rendit kanë arrestuar 3 shtetas, për veprën penale prodhim dhe shitje narkotikësh. Shtetasit E.K., 36 vjeç, E.C., 26 vjeç dhe D.S., 26 vjeç u arrestuan pasi policia kreu kontroll në mjetin në të cilin ata po udhëtonin. Gjatë kontrollit uniformat blu gjetën sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine, gjithashtu në banesën e shtetasit E.C., u gjet një sasi lënde e dyshuar të jetë kanabis.

Gjithashtu forcat e rendit kanë proceduar penalisht shtetasin A.S., 21 vjeç për mosbindje të urdhërit ndaj punonjës i policisë, pasi ky i fundit refuzoi të ndalonte automjetin

Komisariati i Elbasanit i kanë kaluar dosjet në prokuri për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar nga DVP Elbasan

Elbasan

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 36 vjeç, E. C., 26 vjeç dhe D. S., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, më të cilin po udhëtonin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. C., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin A. S., 21 vjeç banues në Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.