Në të njëjtin vend, ku vetëm javën e kaluar humbën jetën 3 anëtarët e një familjeje, një autobus ka dalë nga rruga, duke rrezikuar që të përfundonte në ujrat e lumit “Shkumbin”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, ku një mjet që vinte nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, për shkak të lagështirës ka dalë nga rruga. Sipas versionit zyrtar të Policisë së Shtetit, reshjet e dendura të shiut dhe rruga kanë bërë që drejtuesi i mjetit me targa “AA 403 XK” të humbasë kontrollin, duke rrezikuar jetën e 30 pasagjerëve që ishin nisur nga Elbasani në drejtim në Librazhdit.
Fatmirësisht frenat kanë punuar pasi mjeti ka dalë nga bordurat anësore të rrugës, ndërsa pasagjerët kanë kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim. Pikërisht në këtë zonë, thuajse një javë më pare disa ditë më parë, humbën jetën 3 anëtarë të të njëjtës familje, pasi pas një aksidenti në rrugë, mjeti i tyre gjithashtu përfundoi në lumë. Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu.
