Sekretari i NATO-s emërohet shef i ri i Bankës Qendrore në Norvegji

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet shefi i ri i bankës qendrore të Norvegjisë, njoftoi qeveria sot, 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e institucionit “Norges Bank”.

Para se të nis punën se shef i bankës, Stoltenberg tha se fillimisht do të përfundojë mandatin e tij në NATO, i cili zgjat deri më 30 shtator.

Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.