Raporti UEFA-s: Futbolli europian, 7 miliardë euro humbje për shkak të Covid-19

Sipas UEFA-s, klubet europiane u përballën me një mungesë prej 4 miliardë eurosh në vitin 2020 dhe 3 miliardë euro në sezonin pasardhës, duke ndërprerë kështu një rritje prej njëzet vitesh radhazi. Kjo është një humbje me një total prej 7 miliardë eurosh.

Shkaqet kryesore për këtë humbje të konsiderueshme janë rënia e të ardhurave nga biletat për shkak të stadiumeve të zbrazëta (me 4.4 miliardë euro të ardhura të humbura), zvogëlimi i aktiviteteve komerciale dhe sponsorizuese (një projeksion prej 1.7 miliardë eurosh në rënie) dhe të drejtat televizive gjithashtu të ndikuar pak me vetëm nën një miliard.

Këto rezultate janë në përputhje me parashikimet e zbuluara nga organi në maj 2021, i cili parashikonte një rënie prej 7.2 miliardë eurosh gjatë dy viteve për 711 klube të kategorisë së parë në Europë.

Ky studim i ri përfshin rezultatet e konsoliduara të 700 klube për vitin 2020, si dhe pasqyrat financiare të parashikuara të 95 skuadrave kryesore për vitin 2021, veçanërisht kur është luajtur me dyer të mbyllura. Këta muaj të gjatë të stadiumeve bosh, kanë shkaktuar me të vërtetë një rënie drastike të të ardhurave nga biletat, duke rënë me 88% në 2021 krahasuar me 2019.