PD i përgjigjet Berishës: U strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga “Non Grata”

Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë, PD thekson se kandidatet e “Shtëpisë së Ilirit”, siç e quajnë, nuk perfaqësojne demokratët.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të perfaqësojne kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.