Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme 3 persona për vepra të ndryshme penale.
Shtetasin E.Z 18 vjeç banues në Grmash për drejtim automjeti pa leje qarkullimi.
Shtetasi B.C 32 vjeç banues në Cërrik për veprën penale dhunë në familje, dhe shtetasin A.H 55 vjeç për prerje paligjshme pyjesh.
Njoftimi zyrtar i Policisë
DVP Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” shtetasin, E. Z., 18 vjeç banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Cërrik është proceduar penalisht shtetasit :
-B. C., 32 vjeç banues në Cërrik për veprat penale ” Dhuna në familje ” dhe ” Vetëgjyqësia ” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babain e tij.
-A. H., 55 vjeç, banues në Belësh, për veprën penale ” Prerja e paligjshme e pyjeve “, pasi ka prerë pemë lisi , pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
