Joan Jordan i rikthehet episodeve të derbit të Andaluzisë, më 15 janar, me rastin e një interviste për median zyrtare të klubit, Sevilla, për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.
Fjalët e para dhe mbresat e lojtarit për derbin andaluz: “Në derbin tim të parë kundër Betisit luajta pak, por isha shumë i lumtur. Ne fituam dhe ishte një ditë shumë e bukur dhe atëherë fillova të kuptoj sa e veçantë ishte ajo ndeshje për qytetin. Ajo ndeshje më dha shumë mbresa edhe pse isha i tronditur që nuk e kisha nisur nga fillimi”.
Më në fund vjen edhe një sqarim. “Deri më tani kam heshtur, nuk kam dashur të flas. Të gjithë kanë shprehur mendimin e tyre, kanë komentuar dhe kanë thënë të tyren. Thjesht i le të gjithë të mendojë çfarë të duan, por do të doja të sqaroja disa aspekte. Dhe e bëj për ta mbyllur përfundimisht. Une kam qene i sulmuar dhe gjynah që këto gjëra ndodhin nëpër stadiume. Jemi kërcënuar familjarish, dhe kjo nuk duhet të ndodhë”.
Mesfushori Joan Jordan i Sevillas është lojtari, i cili u përfshi në atë incident, që çoi në pezullimin e derbit ndaj Betisit, teksa u godit në kokë me një objekt metalik të hedhur nga tifozët kundërshtarë.
