Arrestohen për vjedhje dy shtetas në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas M.P 31 vjeç dhe R.M 24 vjeç, për veprën penale vjedhje. Autorët dyshohet se kishin vjedhur dritare duralumin në pronën e shtetasit G.K banues në Xibrakë, Elbasan. Burime nga forcat e rendit thojnë se kanë cuar materialet e nevojshme në Gjykatën e Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

Deklarata e policisë

DVP Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 31 vjeç dhe R. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur dyer dhe dritare duralumini në subjektin në pronësi të shtetasit G. K., në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.