300 kg marijuanë kapen në Serbi, policia: Droga vinte nga Shqipëria

Një sasi e madhe droge prej 300 kg u sekuestrua nga policia serbe në zonën e Tërnocit të Madh. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin. Sipas mediave vendase, lënda narkotike e llojit marijuanë vinte nga Shqipëria.

Vulin përgëzoi punonjësit e sektorit të antidrogës që goditën këtë operacion të madh.