Një takim në Zoom midis senatorëve italianë në fillim të kësaj jave u ndërpre nga transmetimi i një video pornografike.
Videoja u transmetua gjatë një seance të martën të organizuar nga partia Lëvizja Pesë Yjet.
Senatorja Maria Laura Mantovani ka raportuar incidentin në polici me shpresën se ata që janë përgjegjës për hakerim e seancës në Zoom do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas një raporti të ANSA.
Seanca, e titulluar “Drejt një shërbimi civil transparent”, kishte si të ftuar fizikantin dhe fituesin e çmimit Nobel, Giorgio Parisi bashkë me senatorët.
Videoja gjatë takimit shkaktoi konfuzion tek senatorët. Videoja shfaqte dy personazhe të stilit anime nga video-loja Final Fantasy duke kryer marrëdhënie seksuale. Videon arritën që ta hiqnin, por audio ende mund të dëgjohej ndërsa Senatorët u përpoqën të rifitonin kontrollin e seancës.
Krahas video-klipit u luajt dhe një mesazh në anglisht me theks italian ku thuhej: “Dikur kam qenë një dhunues seksual, por tani jam mësues kopshti”.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit kur është pritur me humor nga rrjetet sociale. Këtu mund të gjeni videon (+18)
