Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku deklaroi sot në një deklaratë për shtyp se vota kundër e PS një ditë më parë tregoi se ajo është bërë mburojë e këtij skandali.
“Ju keni qenë vetë prezent në përpjekjet që kanë pasur anëtarët e SHBA sa herë kemi kërkuar të na kthejnë përgjigje. Deputetët socialist nuk arritën të kalojnë mbi axhendën e tyre politike. Me votën e tyre treguan që afera e inceneratorëve nuk përfshin vetëm Lefter Kokën.
Në Elbasan janë të përfshirë kryetari i bashkisë Qazim Sejdini dhe zyrtarë të ministrisë së Financave.
Pagesa që po i bëhet inceneratorit të Fierit ka hasur në kundërshti nga KLSH duke kërkuar që duhet vendosur një gjykatë në Shqipëri për të zgjidhur problemet mes palëve. Qeveria e ka refuzuar dhe vazhdon në Gjykatën e Arbitrazhin. Sot e përdor si justifikim”, tha ajo.
