Miqësorja Spanjë-Shqipëri, konfirmohet stadiumi dhe ora e ndeshjes së 26 marsit

Shqipëria dhe Spanja do të luajnë një miqësore mes tyre më 26 mars. Për këtë sfidë është konfirmuar edhe ora dhe stadiumi ku do të zhvillohet miqësorja e luksit për djemtë kuq e zi.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00.

Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.