Ndonjëherë gjestet e mira përfundojnë keq dhe kjo ka ndodhur me një burrë në Nju Jork, i cili tenotoi të ndihmonte një të pasterhë. Mediat e huaja raportojnë se 59-vjeçari iu afrua një të pastrehu për ta mbuluar me pallto teksa flinte, por ky i fundit jo vetëm që nuk e falenderoi por e grabiti.
Në videon e siguruar nga New York Post, duket burri teksa i afrohet 25-vjeçarit Xavier Israel, i cili është shtrirë në trotuar dhe duket se fle. Pak çaste pasi 59-vjeçari e mbulon me pallton e tij, 25-vjeçari çohet dhe hedh në tokë njeriun që u përpoq ta ndihmonte. Ai shihet teksa i rrëmben portofolin nga xhepi i pasmë i pantallonave.
