Refuzoi të kryente vaksinën! Përfundon në burg Novak Djokovic

Tenisti numër një i botës, Novak Djokovic, i është hequr viza për të hyrë në Australi me mbërritjen e tij në Melburn, mes një reagimi të madh pasi nuk kishte bërë vaksinën.

Djokovic u mbajt në aeroport për disa orë përpara se zyrtarët kufitarë të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes.

Më pas ai u dërgua në një hotel paraburgimi qeveritar. Një gjykatë do të vendosë për dëbimin e tij të hënën.

Lojtari serb nuk ka folur për statusin e tij të vaksinimit, por vitin e kaluar ai tha se ishte “kundër vaksinimit”.

Organizatorët e turneut thanë se përjashtimi mjekësor i Djokovic ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore të organizuara nga Tenis Australia dhe shteti Victoria dhe mohuan që atij t’i ishte dhënë trajtim i veçantë.

Austrialianët e trajtuan çështjen si dramatike, pasi vendi ka parë një rritje të rasteve me Covid-19 dhe ku mbi 90% e atyre mbi 16 vjeç janë plotësisht të vaksinuar. Njerëzit gjithashtu duhet të durojnë disa nga kufizimet më të rrepta në botë dhe disa ende nuk mund të udhëtojnë midis shteteve ose të largohen nga vendi.