Dyshohet se infektoi Messin me Covid, Dj merr mesazhe kërcënuese

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është aktualisht i izoluar në Argjentinë në shoqërinë e familjes së tij, por tifozët parisien dhe ata të kombëtares Albiceleste po pyesin se kush e ka transmetuar Coronavirusin te sulmuesi i famshëm.

Duke hulumtuar në rrjetet sociale tifozët duket se kanë gjetur edhe fajtorin për këtë situate, DJ Fer Palacio. Ditët e fundit artisti ka postuar një foto në Instagram në shoqërinë e Messit gjatë një mbrëmjeje në festat e fundvitit në Argjentinë.

Fernando Palacio, megjithatë, kishte marrë pjesë më parë në Coscu Awards dhe në mesin e pjesëmarrësve ishin identifikuar raste të ndryshme të Covid nga ku dyshohet se më pas ai ka dale në foto me lojtarin duke e infektuar.

DJ argjentinas, i shënjestruar në rrjetet sociale, u mbrojt përmes historive në Instagram duke u shfajesuar e duke pohuar se ai nuk ka qenë me covid.

“Sapo u zgjova dhe mora shumë mesazhe, jam në shumë statuse në Twitter sepse Messi doli pozitiv me Covid dhe njerëzit thonë se e infektova. Disa njerëz madje më quajtën një vrases e më kanë kërcënuar”.