Viti 2021 i Lionel Messit përfundon me një tjetër ‘trofe’: pas fitimit të “Topit të Artë” në nëntor, argjentinasi është shpallur, si një nga lojtarët më të mirë në Amerikën e Jugut.
Vendimi u mor nga Federata Ndërkombëtare e Historianëve dhe Statisticienëve të Futbollit (IFFHS), e cila ka përcaktuar edhe skuadën e më të mirëve për kontinentin e Amerikës së Jugut. Ylli i Paris Saint-Germain drejton një ekip yjor, falë fitores së tij në “Copa America” verën e kaluar.
Së bashku me Lionel Messin, midis njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të Amerikës së Jugut për vitin 2021, janë edhe disa lojtarë që luajnë në Serie A. Para së gjithash, sulmuesi Lautaro Martinez, i cili së bashku me Rodrigo De Paul, Cristian Romero dhe Emiliano Martinez e çon në 5 numrin e lojtarëve argjentinasve të pranishëm në këtë përzgjedhje.
Gjithashtu janë edhe 4 brazilianë të përfaqësuar nga Neymar, Gabigol, Felipe Luiz dhe Marquinhos. Së fundi, Luis Diaz (Kolumbi) dhe Mauricio Isla (Kili), kompletojnë skuadrën. Pankina përbëhet nga Gustavo Gomez, Casemiro, Ignacio Fernandes, Julian Alvarez, Hulk dhe Vanderson. Trajneri më i mirë është zgjedhur Lionel Scaloni, i cili drejton ekipin e Argjentinës.
