Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e kërkesës për krah pune që ka aktualisht ekonomia italiane.
Qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.
“I përgjigjemi kërkesës së Industrisë Italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti fluksi emigrantësh.
“I japim mundësi, tha ai, rreth 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.
