Mine Ndre, 51 vjeç me origjinë nga Shqipëria u vu në pranga në Itali pas vrasjes së një pensionisti ajo tha se i moshuari kishtë qenë i dhunshëm kundrejt saj, e se ajo nga frika i kishte plotësuar të gjitha kërkesat. 51-vjeçarja e mbrojtur nga avokatët Giuseppe Ruffier dhe Annalisa Lipari, donte të sqaronte disa aspekte të historisë, veçanërisht dinamikën e fakteve që kishin çuar në kryerjen e vrasjes.
“Ai ishte i dhunshëm. Nga frika i plotësova kërkesat e tij. Dhe shkova tek ai sepse më duhej puna. Edhe ditën e vrasjes unë refuzova dhe ai mori një thikë. Patëm përleshje dhe unë ia mora thikën për t’u mbrojtur.”
Sipas saj, në mëngjesin e vrasjes kishte shkuar për të larë enët, por i moshuari i ishte afruar që të prekte.
“Nuk dua, ndalo,”-tregoi se i ishte përgjigjur ajo, kështu që ai kishte marrë një thikë nga lavamani dhe nisi ta kërcënonte. Megjithatë 51-vjeçarja arriti që ta çarmatoste, duke e goditur 12 herë me thikë, të gjitha plagët në gjoks dhe bark, disa shumë të thella, asnjëra në gjendje të shkaktojë vdekjen. Por, të kombinuara me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, sollën vdekjen e tij.
Sipas avokatëve mbrojtës të gruas, dëshmia e parë e saj ka paqartësi për shkak se ka folur në gjendje shoku dhe se nuk di që të shprehet shumë mirë italisht.













