Në nder të aktorës së njohur dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, është orgizuar një marshim nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
LEXO EDHE: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën
Qëllimi i këtij marshimi është që të gjithë qytetarët të solidarizohen me sfidën e Adrianës, që të fitojë edhe këtë herë si çdo sfidë në jetë.
Kohëzgjatja e marshimit do të jetë një orë dhe pjesë e saj mund të jetë çdo kush. Në këtë organizim ftohen të gjithë miqtë, artdashësit dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin Adrianën në këtë luftë dhe t’i tregojnë që janë të gjithë bashkë me të.
Marshimi do të jetë nesër më 30 nëntor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë. Matoshi thotë se para nëntë vitesh kur ka zbuluar tumorin ishte shtatzënë.
Matoshi shprehet se e kuptoi që iu rikthye sërish tumori, teksa gjatë ditëve të fundit ka ndjerë shumë lodhje, ndërsa ka menduar s evinte për shkak të angazhimeve. Aktorja e njohur ka shkruar se do të kalojë më shumë kohë me familjen dhe njerëzit e afërt. Mesazhin prekët ajo e mbyll duke thënë të mos e gharrojmë asnjë moment të duam jetën.
Postimi i plotë:
Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.
Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…
Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.
Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.
Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.
Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…
I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.
E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.
Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.
JU DUA FORT ❤️
Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.
Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.
N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.
Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.
N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.













