Drejtuesi politik I PS në Fier Taulant Balla nuk e ka braktisur Librazhdin. Në një postim në rrjetet sociale ai është shfaqur në një inspektim i ndjekur nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra dhe shumë drejtues të pushtetit lokal dhe të strukturave socialiste.
Postimi:
Në Librazhd vazhdon puna për sistemimin e pritës së lumit Shkumbin në pjesën perëndimore të qytetit, e cila do të shërbejë edhe si shëtitore për banorët e Librazhdit.
#EgjithëVëmendjaPërJu
Ndërkohë Damian Gjiknuri, që tashmë drejton socialistët e qarkut të Elbasanit, është shfaqur disa orë më vonë po në Librazhd I ndjekur sërish nga kryebashkiaku Gurra në një vizitë në një kantinë vere.
Postimi
Librazhd – Bashkë me Kastriotin u ndalëm në kantinën e Verës “Librazhd”, një nga kantinat më të vjetra dhe më të mëdha në vendin tonë.
E krijuar në vitin 1960, kantina “Librazhd” prodhon mesatarisht 300 mijë litra verë në vit.
Pronari Rrahman Gjeta bëri me dije se është mbështetur nga programi IPARD i qeverisë për modernizimin e aparaturave dhe mjeteve të prodhimit.
Dy drejtuesit socialist nuk janë parë në asnjë aktivitet sëbashku. Duket se Balla ende vazhdon të mbetet në zonën e tij të dikurshme duke konfirmuar edhe mbështetjen e socialistëve dhe drejtuesve lokalë ndërkohë që Gjiknuri synon të fitojë përparësi duke krijuar grupin e tij të mbështetësve në qarkun e Elbasanit.
