Foto e rrallë e vitit 1968/Parashutistja e parë shqiptare është nga Gramshi(emri)

Portali i Gramshit ka publikuar së fundi një fotografi të vitit 1968 me të parat gra parashutiste në Shqipëri. Një prej tyre është një vajzë nga Gramshi, Vezire Kllogjeri. Gruaja që theu tabutë dhe frikën dhe u bë ndër të parat gra që janë hedhur me parashutë është nëna e Armaldo Kllogjerit, tenorit të famshëm me orgjinë nga Gramshi.