Ndodhi tani/Motorri përplas biçikletën, transportohen në spital dy drejtuesit

Një aksident i rrallë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mungesa e ndriçimit të rrugës si dhe mungesa e ndriçuesve nga biçikletisti dhe motorrciklisti ka bërë që të karambolohen me njëri-tjetrin pasi vinin përballë. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe të dy personat kanë pësuar dëmtime. Mësohet se I është dhënë ndihma e parë dhe janë transportuar për në spital. Gjëndja e tyre deri tani është nën vëzhgimin e mjekëve.

Kjo rrugë është ndër akset më problematike në Elbasan sa I përket aksidenteve. Nuk ka ditë që përgjatë këtij segmenti të mos regjistrohet një aksident pasi mungon trotuari, mbikalimet si dhe  sinjalistika e duhur.