Gjiknuri shfaqet në krah të kryebashkiakut Llatja/ Ja çfarë kanë të përbashkët

Gjiknuri në krah të kryebashkiakut Llatja/ Ja çfarë kanë të përbashkët

Drejtusi politik i partisë socialiste për Elbasanin Damian Gjiknuri  u shfaq në disa aktivitete  në krah të kryetarit të bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Fillimisht ishte teatri Skampa ku Gjiknuri publikoi foto nga ndjekja e nje koncerti ne kuader te takimit kombetar i Orkestrave te Harqeve. Më pas ishte një vizitë në një biznes privat që po rikthen në funksion ish kombinatin e Drurit në Elbasan. Duke treguar mbështetjen për Llatjan Gjiknuri i cilësoi investime të rëndësishm që do të krijojë punësim. “Në Elbasan, bashkë me Gledin inspektuam punimet që po kryhen në zonën e ish-Kombinatit të drurit, e cila është shpallur zonë e lirë ekonomike.

Edhe pse zona është ende në fazën e investimit dhe rikualifikimit të kapanoneve, jo pak kompani të huaja dhe shqiptare kanë shfaqur interesin për zhvendosjen e linjave të tyre të prodhimit.

Ky investim është një nga modelet e mira që do të krijojë punësim dhe një zinxhir ekonomik me vlerë për Elbasanin” thekson ai në postim.

Ajo çfarë bie në sy në këto dalje të dy socialistëve është xhaketa gati e njëjtë dhe këmisha e bardhë, një koiçidencë interesante kjo, që bie jo pak në sy.