TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestë. Ai e ka cilësuar tubimin si një protestë të fuqishme kombëtare.
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, shkruan Berisha.




