Vatër zjarri në Belsh, digjen parcelat me ullinj, rrezikohen banesat

BELSH- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore, ndërsa flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.

Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e tyre, dhe shmangien e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave. Flakët rrezikojnë disa banesa pranë zonës si dhe parcela të tjera me ullinj