Këshilli Bashkiak miraton propozimin e Veliajt: Katër ish-drejtuesit e UÇK-së shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar unanimisht propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për t’u dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi” të kryeqytetit katër ish-drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nisma kishte marrë më parë miratimin e plotë nga Komisioni i Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi, si dhe nga Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës.

Vendimi i Këshillit Bashkiak vlerëson rolin e tyre në luftën për liri, përfaqësimin politik dhe proceset historike që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në dhe partnerët euroatlantikë. Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe motivacionet zyrtare për secilën nga figurat e shquara:

Hashim Thaçi: Vlerësohet për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Po ashtu, në motivacion nërmerret lidhja e tij e veçantë me Tiranën dhe darja e kontributit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kadri Veseli: Tahohet për kontributin e çmuar në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset e shtetformimit drejt lirisë e pavarësisë, në partneritet të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë. Motivacioni vë në dukje përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj afrimit, bashkëpunimit vëllazëror dhe lidhjes së fortë me kryeqytetin shqiptar.

Jakup Krasniqi: Nderohet për rolin dhe kontributin e tij në Luftën Çlirimtare, përfaqësimin e saj publik e politik, si dhe për përpjekjet në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë. Në motivacion theksohet lidhja e tij e hershme me Tiranën, si një nga qendrat kryesore të mbështetjes politike, mediatike dhe qytetare për çështjen e Kosovës.

Rexhep Selimi: Vlerësohet për kontributin e tij në radhët e UÇK-së dhe përpjekjet e pandërprera për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Motivacioni nërmerr lidhjen e tij simbolike dhe shpirtërore me Tiranën, kryeqytetin që në ditët më të vështira të luftës qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare.