Skandali i SHISH, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare!

Një nga skandalet e kohëve të fundit, ajo me Shërbimin Informativ dhe kreun e saj të vendosur nën masën e sigurisë Arrest në shtëpi nga GJKKO, do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Mbledhja është thirrur nga kreu i Shtetit Bajram Begaj dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Pritet që takimi të nisë rreth orës 8:30, ndërsa I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Nga hetimet e kryera për aferën e AKSHI-t, Prokuroria e Posaçme thotë se ka siguruar prova që implikojnë “gruan e sekreteve” që ka vepruar për llogari të Ergys Agasit, të cilin e informonte për sekrete të ndryshme, ndërsa e ka favorizuar dhe përkrahur gjatë kohës që ai ishte në arrati. Ndërkohë nga të dhëna të dosjes, del se Hyseni dhe Agasi kishin një lidhje romantike mes tyre, bazuar në komunikimet mes të dyve.