Reshje dhe shtrëngata në disa zona, parashikimi i motit për sot

TIRANA- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshim të situatës së motit gjatë ditës. Moti do të nisë me kthjellime, ndërsa gradualisht pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët parashikohen në pjesën më të madhe të vendit, nga orët e mesditës deri në pasditen e vonë. Në mënyrë të izoluar, sidomos përgjatë relieveve malore, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 17 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë