Erion Veliaj thyen këmbën ndërsa luante futboll në paraburgim, dërgohet për mjekim në spital

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një frakturë në këmbe teksa luante futboll gjatë orarit të ajrimit në paraburgimin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rrreth dhjetë ditë më parë.

Fillimisht Veliaj ka refuzuar të shkojë në spital.

Por duke qenë se këmba është enjtur, Veliaj është çuar sot me urgjencë në një spital privat në Tiranë.

Pasi ka kryer ekzaminimet radiologjike dhe ka vendosur këmbën në allçi, ai është rikthyer në paraburgim.

Kryebashkiaku i Tiranës qëndron në izolim që prej muajit shkurt të vitit 2025, periudhë gjatë së cilëka nisur edhe procesi gjyqësor ndaj tij.

Së fundmi, më 15 shtator, Gjykata e Lartë vendosi të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kthimit të dosjes nga Gjykata Kushtetuese në maj.

Ekipi mbrojtës i Veliajt e ka cilësuar këtë vendimmarrje si të papranueshme dhe përgatitet t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.