“Duke luftuar për Kosovën”, Rita Ora dhe Dua Lipa shpërndajnë të dhënat e viktimave të luftës së Kosovës dhe reagojnë mbi aktgjykimin e UÇK-së

LONDËR- Mes figurave të shumta të njohura për vendimin e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë reaguar edhe artistet shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora. Artistet kanë ndarë në rrjetet sociale fotografi të logos së UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “Liria ka emër”.

Dua Lipa ka shpërndarë një fotografi që pasqyron të dhënat lidhur me viktimat e luftës në Kosovë, përfshirë fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara dhe mijëra njerëz që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si refugjatë gjatë luftës.

Ndërkohë edhe Rita Ora ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.

Të dyja këngëtaret ndër vite kanë kontribuar në promovimin e Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.